Pas arrestimit të Eduart Lamajt, policia ka shpallur në kërkim edhe tre bashkëpunëtorët e tij në atēntatin e 30 majit në Laç ku u ēkzekutuan Bujar Lika dhe Paulin Gjergji.

Lamaj u arrestua teksa po mjekohej fshehurazi në një klinikë private në Tiranë, ndërsa policia kapi edhe dy mjekët me akuzën e moskallëzimit të krīmit dhe pengimit të zbardhjes së të vërtetës.

Burime bëjnë me dije për Abc News se në kërkim janë shpallur Ilir Xhepaj (Likaj), Elson Aliaj (Oltion Vlashi) dhe Klaudio Perkola.

Të tre ata, bashkë me Eduart Lamajn dyshohet se ēkzekutuan më datë 30 maj dy biznesmenët Bujar Lika dhe Paulin Gjergji duke u futur me veshje policie në hotelin ku ata po pinin kafe.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re