Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, Gjykata e Posacme denon me burgim te perjetshem Redjan Rrajen dhe 35 vite burg Arjol Halilajn.

 

Redjan Rraja do të kalojë pjesën tjetër të jetës i mbyllur në qeli. Gjykata e Posaçme ka dënuar me burgim të përjetshëm, Redjan Rrajën, të cilin e akuzon se ka qenë një nga ekzekutorët e atentatit ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja ku mbeti i vrarë shoferi i tij, Andi Maloku dhe u plagos Landi Muharremi.

 

Ndërkohë, për Arjol Halilajn u caktua dënimi me 35 vite burg. Ish prokurori Arjan Ndoja ra pre e një atentati, ndërsa ndaj automjetit të tij u qëllua me breshëri armësh në mbikalimin e Shkozetit në Durrës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re