Skip to content

Atentati ndaj ish prokurorit Ndoja/ Dëshmon vëllai i Bashkim Haxhiajt: Aleksandër Laho më takoi, më paralajmëroi se…

Arben Haxhiaj, vëllai i Bashkim Haxhiajt, ka dhënë dëshminë e tij në gjyq, lidhur me atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja, në vitin 2019.

Haxhiaj deklaroi se në vitin 2020 jetonte në Durrës dhe kishte në pronësi një bar të vogël në lagjen nr. 5.

Ndër të tjera, ai u shpreh se një takim që kishte pasur në lokal me Aleksandër Lahon, i njohur edhe si Rrumi i Shijakut, ku e kishte paralajmëruar që i vëllai, Bashkimi, të tërhiqej nga ky konflikt.

Është dëgjuar sot në gjykatë dëshmia e Arben Haxhiaj, një dëshmitar kyç në procesin gjyqësor për atentatin ndaj automjetit të ish-prokurorit Arjan Ndoj, ngjarje e ndodhur më 1 nëntor 2019, pranë mbikalimit të Shkozetit. Të pandehur në këtë çështje janë Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe.

“Për ngjarjen nuk dua të jap dëshmi, nuk kam lidhje as nuk kam dijeni. Shfrytëzoj të drejtën për të mos dëshmuar”.Kam patur një bar të vogël në lagjen 5. Më tepër e njoh prej televizorit Rrumin, por ka ardhur më ka takuar edhe personalisht. Ka qenë vetë i treti. Pak i shëndosh ishte, trupi im me gjatësi. Arsyeja ishte që ky më paralajmëronte që im vëlla Bashkimi të largohej nga sherri, kur ra në burg kur iu bënë atentat këtyre zotërinjve (drejtohet nga kafazi), Juli ka qenë me allçi. Më thanë të qëndronte larg këtyre. Kemi këmbyer nr e telefonit, i thash largohuni moe u merrni. Vëllait nuk i tregova, i thash po më marrin në telefon po më shqetësojnë. Nuk ka ardhur herë tjetër të më takojë. Më ka marrë ai në telefon për të njëjtin muhabet. I dhashë të njëjtën përgjigje. Pas asaj date nuk jam takuar. Nuk kam dijeni për ngjarjen e 1 nëntorit 2019”.

Është ulur te lokali vetë i treti. Nuk kishin sende të paligjdhme në duar por një njeri që vjen ashtu nuk vjen bosh. Unë jam kërcënuar me mesazhe. Ka qenë që të heqi dorë se do e vrasim vëllain, dhe po se bëre vetë do vrasim dhe fëmijët e tu. Ishte njeri tjetër me nr tjetër. Vëllai është dënuar sot me 4 vjet e 8 muaj, për atentatin ndaj prokurorit. Unë di që kur kam shkuar te spitali, tim vëlla e kishin shoqëru në polici. Po të shohësh videon ai që del pas nga makina është im vëlla. Në makinë kanë qenë Plarenti dhe Juli. Në dijeninë time janë dëmtuar të 3. Im vëlla ka marrë një plumb. Po të ishte zgjidhur ajo punë kush e ka bërë atentatin sdo ishin këta këtu dhe as unë. E lanë në heshtje, kam fëmijë në shtëpi”, theksoi ai gjatë dëshmisë.