Policia e Durrësit ka dhënë njoftimin në lidhje me atentatin e ndodhur mesditën e sotme, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të mjetit ku udhëtonte shtetasi Orlando Petkola.

Mësohet se Petkola punonte si shpërndarës i bombulave të gazit, ndërkohë që personat që kanë qëlluar ndaj tij kanë qenë duke lëvizur me një mjet tip golf.

Si pasojë e breshërisë së plumbave, Petkola ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga, por pa pësuar dëmtime fizike vetë i riu.

Kujtojmë se Petkola është djali i një oficeri policie, dhe tashmë është duke u marrë në pyetje, nëse ka emra personash të dyshuar që mund të fshihen pas atentatit.

Njoftimi i policisë:

Në rrugën dytësore Xhafzotaj –Shijak, rreth orës 12:10, nga një automjet tip “Golf”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Kamionçinë”, që drejtohej nga shtetasi O. P.

Si pasojë e të shtënave nuk ka persona të lënduar.

Drejtuesi i kamionçinës ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga, por pa pësuar dëmtime fizike drejtuesi i mjetit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët kryesore e dytësore, si dhe kanë rrethuar zonën. Vijon krehja e saj për kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtoim e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorëve.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re