Tre ditë pas atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja është shoqëruar nga policia si i dyshuar kryesor një person nga Fushë Kruja. Ai është shoqëruar nga policia e Tiranës mbrëmjen e djeshme, ndërsa sipas burimeve nga grupi hetimor ka prova të mjaftueshme që e fajësojnë në ngjarje, por priten edhe rezultatet nga ekspertiza për provat e gjetura në automjet për të thënë fjalën e fundit.

Në makinën që përdorën autorët për atentatin, por që nuk arritën që ta digjnin u gjetën dhe u sekuestruan fije floku dhe gjurmë gishtash, të cilat janë dërguar për ekspertizë për të zbuluar se kujt i përkasin për të zbuluar autorët e atentatit.

Lajmi në përditësim…

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re