Redjan Rraja, i akuzuar për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, mohon akuzën në sallën e gjyqit.

“Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen”, tha Rraja, ndërsa nuk dha pëlqim për t’u pyetur në proces. Në vijim, prokurori Adnand Xholi lexoi deklarimet e dhëna në vitin 2019, ku po ashtu Rraja ka mohuar përfshirjen e tij në ngjarje.

Njëkohësisht, Gjykata e Posacme delegjitimoi nga procesi një prej avokatëve të Rrajës, Alban Bengasi, i cili është shpallur në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”. Gjykata theksoi se avokati Bengasi nuk legjitimohej, pasi ndaj tij ishte dhëne një masë sigurie “arrest në burg”.

I pyetur nga prokurori në lidhje me faktin se profili ADN i tij perputhet me atë të gjetur në atë te sendeve të sekuestruara në automjetin e atentatorëve të Ndojës, Rraja është përgjgjigjur.

“Më janë marrë dy herë monstrat e pështymës dhe gjurmët e gishtave në drejtorinë e policisë. Nuk e di si janë përdorur. Në një rast më janë marrë pa avokat, edhe pse kam kërkuar praninë e tij. Po ashtu më kanë marrë shumë rroba në makinën time pas arrestimit”.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re