Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion ka lëshuar një mandat arresti për Ramazan Rrajën, nipin e deputetit Rrahman Rraja.

 

Pas lëshimit të mandat arrestit, mëngjesin e sotëm SPAK dhe oficerë të BKH kanë kryer kontrolle në disa banesa në zonën e Rinasit, Niklës dhe Krujës me qëllim kapjen e Ramazan Rrajës. Edhe në banesën e deputetit të PS Rrahman Rraja janë  ushtruar kontrolle.

 

SPAK pretendon se Ramzan Rraja, bashkë me kushëririn e tij dhe persona të tjerë, kanë organizuar atentatit ndaj prokurorit Arian Ndoja më 1 nëntor 2019. Në attentat mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku, dhe u plagos Landi Muharremi “Rrumi i Shijakut” dhe ish-prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re