Përfaqësuesi i strukturës së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), Theo Jacobs, mësohet se jo më larg se ditën e djeshme i ka kërkuar prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoji të cilit iu bë atentat sot, dosjen e arrestimeve në Kadastrën e Durrësit.

Bëhet me dije se Jacobs i ka kërkuar llogari për dosjen e hetimit prokurorit Ndoji.

Përfaqësuesi i ONM-së ka marrë nën monitorim dosjen e arrestimeve të Kadastrës së Durrësit që është hetuar nga prokurori Arjan Ndoja.

Jacobs ka shkuar dhe në gjykatën e Durrësit ku është njohur dhe ka tërhequr vendimet gjyqësore. Tashme dosja e skandalit të pronave në Gjirin e Lalzit që është hetuar nga Ndoja, po monitorohet dhe nga përfaqësuesi i OMN-së.

Nga ana tjeter, prokurori i plagosur sot ne segmentin rrugor Tirane-Durres, Arjan Ndoja ende nuk i eshte nenshtruar procesit te Vettingut.

Skandali me pronat në Gjirin e Lalzit u denoncua nga kryeministri Edi Rama që e akuzoi prokurorin Ndoja si të lidhur me bandat.

Ish-drejtori i Agjensisë Shtetërore të Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula, u arrestua në fillim të tetorit, pasi u akuzua për shpërdorim detyra dhe falsifikim të dokumenteve të pronave.

Gjykata e Apelit të Durrësit më pas caktoi masën ‘detyrim paraqitje’ për ish-drejtorin e Agjencisë së Kadastrës së Durrësit ndërsa trupa gjykuese vendosi të lërë të lirë ish-zyrtarin e Kadastrës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re