Detaje të reja janë zbardhur nga atentati me shpërthim eksploziv ndaj Aleksandër Sadikajt.

Burimet bëjnë me dije se nga këqyrja e pamjeve filmike, autorët dyshohet se kanë qenë duke lëvizur me një automjet tip Benz C Class, automjet që ka rezultuar pranë mjetit të viktimës. Gjithashtu lëvizje të dyshimta janë konstatuar edhe një motor, për të cilin policia po punon të identifikojë drejtuesin.

Për këtë shkak grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e sigurisë të biznesit në fjalë, në mënyrë që të shkohet drejt identifikimit të autorëve. Ekspertët thonë se shpërthimi me telekomandë nuk mund të bëhet në një distancë më të madhe se 500-700 metër, dhe për këtë dyshimet e policisë janë se autorët kanë ndjekur me sy të lirë të gjithë skenën.

Burime bëjnë me dije se grupi hetimor ka dyshime se autorët e shpërthimit që deri tani dyshohet të jetë me telekomandë, kanë ndjekur të gjitha lëvizjet e tij në një karburant që ndodhet shumë pranë rrethrrotullimit.

Kush është Aleksandër Sadikaj?

27 vjeçari me precedentë të theksuar kriminalë u vra sot në dalje të Tiranës, pasi mjeti me të cilin ai lëvizte, shpërtheu me tritol. Autorët janë ende të paidentifikuar.

Aleksandër Sadikaj lëvizte i vetëm në mjet. Fillimisht ai arriti të dilte nga mjeti, edhe pse i gjymtuar, por për shkak të plagëve të mëdha të marra, dhe humbjes së gjymtyrëve, ndërroi jetë në spital sipas policisë. Në vendgjarje mbërritën edhe ekipe të RENEA-s, për të shmangur çdo incident të mëtejshëm me sasinë plasëse në mjet, që duhet thënë se përfundoi totalisht i shkrumbuar. Ai ishte akuzuar për dy vjedhje në Berat e Vlorë, për tentativë vrasje me dashje në Sarandë dhe i dënuar për kundërshtim të forcave të policisë. Për Sadikajn, policia kishte të dhëna se ishte i përfshirë edhe në trafik droge.

Pista kryesore në të cilën po heton policia është ajo e hakmarrjes, pasi Sadikaj ka qenë i proceduar për tentativë vrasje, edhe pse duhet thënë se nuk është shpallur fajtor, e aq më tepër të ketë pranuar që ka pasur lidhje me ngjarjen.

Vrasja e Sadikajt/ Vinte nga një familje me prindër të divorcuar, si u bë pronar i një resorti në Memaliaj, “drama” që shënoi kthesë në jetën e 27-vjeçarit dhe iu fut “botës së errët” (Detaje)

 

Detaje të reja/ Nga vjedhje në tentativë vrasje, kush ishte 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj që u vra në atentat me eksploziv? Ja e shkuara e tij kriminale…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re