Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë takimit me Grupin Parlamentar ka zbuluar detaje të reja për ngjarjen e ndodhur në ditën e zgjedhjeve lokale më 14 maj, ku ish-kryetari i Komunës Shëngjin, Salvador Kaçaj së bashku me djalin e tij janë kërcënuar me jetë nga persona të maskuar të cilët i prenë rrugën, por sipas tij nga manovra e shpejtë e shoferit ia dolën të largoheshin.

Berisha tha se pavarësisht se djali i Salvador Kaçajt ka nënshtetësi amerikane dhe për kete ngarje eshte kerkuar hetim i plote.

“Një kryekomisioner përgjaket, ku janë agresorët e tij. Të lirë pa asnjë gajde, i mbron Edi Rama. Salvator Kaçaj një figurë kombëtare e sportit në Shqipëri dhe një eksponent i rëndësishëm i PD, i dalin vrasësit me maska në mes të rrugës duke patur dhe djalin me vete, arritën me një manovër të shoferit ti shpëtojnë këtij atentati, nis një hetim pasi i biri ka nënshtetësi amerikane, pasi ambasada ka interes, por Edi Rama e mbylli, e quajti trillim pretendimin e Salvator Kaçajt.

Tha atë e ha ai plaku, pasi është organizator ai. Qëllimi i tij është t’i thotë prokurorisë dhe policisë, prishni çdo provë, aty ka kamera, dokumente e dëshmitar dhe maskat janë të filmuara me revole të armatosur. Ata me urdhër të Ramës, duhet të prishin provat dhe se ishte një trillim i Kaçajt. Nuk ka marrje në mbrojtje më të hapur se kjo të kriminelëve”, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re