Në makinën e tatimorit të Shkodrës nuk ishte vendosur një granatë por një sasi tritoli me magnet.

 

Burime nga polica kanë bërë të ditur se tritoli me magnet ishte ngjitur tek targa e makinës së Nehat Zaganjorit.

 

Makina e punonjësit të tatimores ishte parkuar para një lokali afër shtëpisë së këtij të fundit.

 

Patrulla e policisë i ka vendosur një gjobë mjetit në fjalë mbrëmjen e të mërkurës pasi kishte parkuar në kundërvajtje.

 

Ndërkohë një i njohur i inspektorit  ka dalë për të parë gjobën kur ka konstatuar në mjet lëndën plasëse.

 

Ai ka njoftuar shtetasin Nehat Zaganjori duke qenë se e njihte.

 

Ky i fundit bashkë me shokët e tij e kanë goditur me këmbë lëndën plasëse duke e hedhur në tokë ndërsa fatmirwsisht ajo nuk ka shpërthyer.

 

Më pas është njoftuar policia dhe është pritur ardhja e grupit anti-eksploziv nga Tirana.

 

Fillimish u dyshua për një granatë të vendosur por pas ardhjes së grupi anti-eksploziv nga Tirana, u pa se në makinën e tatimorit të Shkodrës ishte vendosur një sasi tritoli që fatmirësisht nuk kishte shpërthyer.

 

Pas çaktivizimit, Nehat Zaganjori ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd dhe se e vetmja arsye e vendosjes së tritolit në mjetin e tij mund të jetë për shkak të detyrës si inspektor tatimesh në Shkodër.

 

Por burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se tatimori ka deklaruar se po gjatë ditës së merkure ka marrë një mesazh kërcënues nga një numër i panjohur, ndërsa më pas i është vendosur eksplozivi.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re