Fax News mëson detaje nga grupi hetimor, për zbardhjen e atentatit me tritol ndaj Mikel Harizajt në Tiranë, ku mbeti i plagosur rëndë bashkë me kamarierin e lokalit të tij, Serin Duni.

Burime bëjnë me dije se hetuesit kanë arritur deri tani në lidhjen me një tjetër ngjarje të rëndë që i kushtoi jetën 27-vjeçarit Erion Rexhepi në Cërrik. Ky i fundit mbeti i vdekur më 30 dhjetor të vitit të kaluar, nga shpërthimi i lëndës plasëse në duar pranë banesës së tij në lagjen “Kantier” të Cërrikut.

Lënda që i mori jetën të riut, dyshohet se ishte vendosur në makinën e Mikel Harizajt, ndërsa përdorej atë ditë nga vjehrri i tij. Dyshohet se ka qenë e vendosur poshtë makinës, ndërsa ka rënë në një pengesë që shërben për uljen e shpejtësisë, e cila eshte gjetur nga Rexhepi, që e ka marrë në duar dhe i ka shpërthyer.

Por Harizaj qëlloi me fat në atentatin e parë ndaj tij, pasi eksplozivi u shkëput nga makina, ndërsa babai i tij u rikthye normalisht në Tiranë. Ndërkohë, që autorët nuk hoqën dorë, por planifikuan sërish skemën duke gjetur mundësinë të vendosnin sërish tritol në mjetin tip “Mazda”, ngjyrë blu, në pronësi të vjehrrit të tij.

Mjeti është mbajtur nën  vëzhgim nga autorët, të cilët këtë herë nuk ishin mjaftuar me një të pafajshëm në Cërrik, Erion Rexhepin, po vendosën të mos diskutojnë as jetën e kamarierit të pafajshëm  Serin Duni. qëllimi i tyre duket se ka qenë elimiminimi me çdo kusht i Mikel Harizajt, ndonëse edhe këtë herë kanë dështuar pasi i riu mbijetoi, teksa prej ditësh po lufton me jetën në Spitalin e Traumës.

Mikel Harizaj është një emër i skeduar nga Policia, pasi është arrestuar në 2009  pas një sherri në një lokal në Selenicë të Vlorës , ka tentuar të vrasë 3 persona duke u hedhur një granatë. Ai u arrestua në Selenicë të Vlorës për tu liruar disa vite më pas./Faxweb.al 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re