Të tjera detaje kanë dalë nga atentati në Lezhë, ku mbeti i vrarë Gjovalin Prendi 64 vjeç, babai i Roan Brahimit, edhe ky i ekzekutuar një vit më parë në Greqi.
Gazetar, Igli Çelmeta, i cili ka siguruar edhe makinën e autorëve të krimit thotë se dy persona kanë zbritur nga makinë dhe janë afruar lokalit të 64-vjeçarit.
Vetëm njëri prej tyre ka qëlluar drejt Prendit, duke i marrë atij jetën. Sipas gazetarit e gjithë ngjarja ka ndodhur brenda 30 sekondave.
“Autorët kanë ardhur nga ura e Milotit dhe kanë kaluar lokalin e 64 vjecarit. Më pas 2 persona kanë zbritur dhe janë afruar nga pjesa anësore e lokalit. Vetëm njëri prej tyre ka qëlluar. I gjithë krimi ka ndodhur për rreth 30 sekonda. Më pas autorët kanë hipur sërish në makinë dhe janë larguar”, tha gazetari Çelmeta.