Gjykata e Beratit ka lënë në burg tre personat që akuzohen për atentatin e ndodhur në Berat pas konfliktit për lekët e qirasë së lavazhit.

Në burg kanë mbetur babë e bir, Vladimir dhe Xhoni Spahiu dhe Petrit Qyno.

Vladimir Spahiu 52 vjeç dhe djali i tij, Xhoni Spahiu 25-vjeç, bashkë me personin tjetër Petrit Qynon u arrestuan para tre ditësh pasi akuzohen të jenë autorët të një atentati të ndodhur në Berat.

Pasditen e 19 tetorit teksa udhëtonin me një automjet, 42-vjeçari që rezulton të jetë pronari i lavazhit ka qëlluar me armë drejt këtij biznesi. Arsyeja mësohet të jetë fakti që personat që e kanë marrë me qira lavazhin në fjalë nuk kanë paguar detyrimet ndaj Spahiut.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re