Subscribe

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte në Don Bosco ku pre e sulmit ka qënë një 42-vjeçar. Sipas policisë, në shënjestër ka qënë Rudolf Zefi, i cili në momentin e krimit ka qënë duke ecur me mjetin e tij.

Fatmirësisht 42-vjeçari i ka shpëtuar plumbave dhe menjëherë ka lajmëruar policinë ku ka bërë kallëzim për ngjarjen e rëndë.

Lexo edhe :Related Posts

Burime tregojnë se autori ka qënë në këmbë. Ai i është afruar Zefit dhe ka qëlluar disa herë me pistoletë në drejtim të tij. Hetuesit kanë gjetur disa gëzhoja në vendngjarje. Pikërisht ky person në foto, dyshohet se është autori i atentatit. Sipas policisë besohet se ky i fundit është një person që ka dalë kohët e fundit nga burgu.

Ai është filmuar nga kamerat e sigurisë së bizneseve përreth rrugës ‘Don Bosko’, pamje që kanë ndihmuar efektivët në zbulimin e identitetit të tij.

Nga ana tjetër Rudolf Zefi në dëshminë e tij ka mohuar që të ketë konflikte me persona të tjerë.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re