Skip to content

Atentati në Don Bosko, policia kontrollon një banesë, detaje nga hetimet

Subscribe

Policia ka shtuar kontrollet për atentatin e mëngjesit në “Don Bosko”. Një banesë jo shumë larg vendit ku u qëllua me 6 plumba pistolete është kontrolluar nga blutë.

Burime pranë policisë bëjnë me dije se nuk është konstatuar gjë, edhe pse lindën dyshime se mund të fshihej autori, apo arma e krimit. Autori i dyshuar i ngjarjes, i filmuar nga kamerat e sigurisë nuk është drejt identifikimit të plotë, por hetuesit akoma nuk e kanë dokumentuar me prova.

Lexo edhe :Related Posts

Për gjurmimin dhe lokalizimin e tij vijon këqyrja e zonës dhe kamerave të sigurisë.//