Që në momentet e para pas ngjarjes në “Don Bosko”, grupi hetimor ka nisur verifikimet për Edmond Crrojn, ku u përcaktua si shënjestër e atentatit mbrëmjen e të martës.

Për këtë ka patur kontrolle në banesën e tij, ppr edhe të viktimës Erion Çelës që ndodhet në Maminas, si dhe të paktën në dy biznese të tij shumë pranë vendit të ngjarjes, një tabakino dhe një qendër estetike.

Deri më tani pavarësisht se kontrollet kanë nisur menjëherë për gjetjen e ndonjë sendi të kundraligjshëm, nuk ka të dhëna për diçka që mund të ndihmonte hetuesit apo të ngrinte ndonjë akuzë.

Ndërkohë, policia po heton rreth aktivitetit me të cilin është marrë Edmond Crroj kohët e fundit, duke qenë se më herët është proceduar në dy shtete të Bashkimit Europian, dhe njëra nga akuzat ka qenë ajo e përfshirjes në trafikun e drogës.

Hetuesit kanë dyshime se atentati me bilanc tragjik, të ketë ardhur pikërisht nga ndonjë konflikt i pazgjidhur i Crrojt. Dhjetra kamera sigurie janë sekuestruar në zonën ku ka ndodhur ngjarja por edhe në segemente të tjera lidhëse ku po verifikohen pamjet e lëvizjes së autorëve të atentatit, që la një viktimë, Erion Çelën, të plagosur vëllain Blerim Çelën, dajën Edmond Crrojn, 19 vjeçarin Azbi Selimaj dhe Arben Danin.

Dyshimet janë se autorët janë larguar në drejtim të Fushë-Krujës por deri më tani nuk ka asnjë të  dhënë për lokalizimin e tyre e as ndonjë njoftim për djegien e mjetit që ata përdorën gjatë atentatit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re