TIRANË- Një efektiv I RENEA-s është shoqëruar në Policinë e Tiranës. Ai u kap nën shoqërinë e një personi qe dyshohet i përfshire në atentatin “Don Bosko”, ku një grua humbi jetën dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra, bën me dije se në automjet është gjetur një sasi e konsiderueshme parash.
Atentati u regjistrua mbrëmjen e të dielës në lokalin, i cili është në pronësi të Fation Muratit. Ky i fundit, edhe pse ishte në masën e sigurisë “arrest shtëpie” dyshohet se është arratisur nga Shqipëria, fillimisht në Kosovë, e më pas drejt Turqisë.