Arben Mërkuri është 48 vjeçari i cili është qëlluar për vdekje mbrëmjen e sotme në Sukth të Durrësit. Mësohet se ndaj tij është organizuar një atentat i mirëfilltë ku i 48 vjeçari ka marrë 2 plumba në organet jetësore.

Fillimisht “shënjestra” është dërguar në gjendje të rëndë, por ka pësuar vdekje klinike duke mos mundur t’u mbijetonte plagëve të marra.

Sipas burimeve të Fax News, ngjarja ka ndodhur për shkak të prishjeve të pazareve të drogës. Mërkuri gjithashtu rezulton si person me precedentë të mëparshëm kriminalë në fushën e narkotikëve.

Ndërkohë policia ende po punon për kapjen e autorit të ngjarjes, duke ngritur postoblloqe në hyrje-daljet kryesore të qytetit të Durrësit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re