Është mbajtur sot në spitalin e Traumës seanca për masën e sigurisë ndaj Nuredin Dumanit, i cili akuzohet për disa ngjarje kriminale të ndodhura në vendin tonë.
Kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi nën shoqërinë e gjyqtares Matilda Fetahu ishin në spital për t’i komunikuar Dumanit masën e arrestit me burg për vrasjen e Bujar Çelës në vitin 2020 dhe për përplasjen me armë në Papër të Elbasanit. Burime për Fax News bëjnë me dije se gjatë këtij momenti 35 vjecari nuk ka folur fare.
Mësohet se ai ka qënë shumë i qetë dhe nuk krijoi më të voglin problem përballë autoriteteve, të cilët kanë ndjekur procedurat e rastit. Dumani mësohet se ka përmendur vetëm gjeneralitetet ndërsa për pjesën tjetër ka kycur gojën. Më herët ndaj Dumanit u dha masa e arrestit me burg në lidhje me vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës në mars të vitit 2020.
Më herët atij iu komunikua një tjetër masë e arrestit me burg në lidhje me vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, ku Numani është si autor i dyshuar.
Rikujtojmë se Nuredin Dumani u arrestua në qytetin e Fierit pak orë pas atentatit në Elbasan. Ai fshihej prej ditësh në këtë qytet ndërsa në momentin e arrestimit shoqërohej nga një vajzë nga Kosova, e cila tashmë është arrestuar.
Ndaj saj rëndojnë akuzat “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
