Detaje të reja janë zbuluar nga atentati i ndodhur në fshatin Larushk në Krujë ku humbi jetën një person dhe u plagos nipi I tij.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton për ABC News se makina që dyshohet se është përdorur në ngjarje është e vjedhur. Ndër të tjera mësohet se brenda makinës janë gjetur edhe 3 kallashnikovë që dyshohet se janë përdorur në atentatin ku mbeti viktimë kunati i Gentian Bejtjas, Ramazan Sino dhe i plagosur djali i tij Alvi Bejtja.

Makina tip Golf 5 pa targa me benzin është djegur totalisht.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re