Ditën e djeshme masa e sigurisë për Valter Bamin, të vetmin person të arrestuar për Atentatin në Larushk, ku mbeti i vrarë një person dhe mbetën të plagosur dy fëmijë, u shty për shkak se prokurori kërkoi kohë.

Mëngjesin e sotëm Bami ka dalë para Gjykatës së Tiranës, teksa pritet se cila do të jetë masa e sigurisë për të.

Kujtojmë që Valter Bami u ndalua për akuzën e armë mbajtjes pa leje. Sipas policisë 4 orë pas atentatit ku mbeti i vrarë Ramazan Sino, kunati i Gentjan Bejtjas dhe u plagosën 2 fëmijët e mitur të Bejtjes u shoqëruar në polici Bami.

Ky i fundit iu nënshtrua një ekspertimi dhe rezultoi se në dorën e tij të majtë u gjetën mbetje baruti. Por për avokatin e tij mbrojtës Ilir Murati, gjurmët e barutit kanë ngelur në duart e klientit të tij për shkak se ai është posedues i një arme sportive me të cilën kryen qitje herë pas here.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re