Entjan Nikulaj u ekzekutua me breshëri automatiku mbrëmjen e së shtunës, teksa kthehej për në banesën e tij. Në foton e siguruar nga vendngjarja gjendet vetëm gëzhojat, ndërsa sipas të dhënave dyshohet se ndaj viktimës është qëlluar të paktën 25 herë, aq sa është edhe numri i gëzhojave të gjetur në zonën e krimit.

 

Policia lokale ka sekuestruar disa kamera të bizneseve dhe kamerave të sigurisë në kryqëzimin e Shëngjinit për të rënë në gjurmët e autorëvë pasi besohet se në krim janë përfshirë të paktën dy përsona. Burime të policisë konfirmojnë se janë shoqëruar për tu marrë në pyetje disa përsona por asnjëri prej tyre deri në këto momente nuk ka shërbyer si referim informacioni pasi nuk kanë raportuar dijeni.

 

Për ngjarjen po hetohet në disa pista por më kryesorja mbetet ajo e hasmërisë me fisin Lekstakaj,hasmëri e nisur që në 1996 në Balldre,fshat në të cilin jetojnë shumë pranë njëri-tjetrit, dy fiset, Nikulaj dhe Lekstakaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re