24 orë pas vetëdorëzimit policia e Lushnjës la të lirë biznesmenin Julian Sula, i cili u mor në pyetje për atentatin me dy viktima në këtë qytet. Nga hetimet e deritanishme rezulton se Sula nuk asnjë lidhje me ngjarjen. Policia bëri edhe kontroll në banesën e tij, por mëngjesin e kësaj të shtune ai u la i lirë, pasi policia nuk gjeti asnjë provë që ta përfshijë ne ekzekutimin e dy te rinjve ne qendër te Lushnjës.
 
Tre ditë më parë pas një atentati me armë zjarri në qytet humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Ata njihen si miqtë e ngushtë të Xhulio Shkurtit, djali i vëllait të Aldo Bares i cili mendohej si shënjestra e sulmit.
 
Shkurti u plagos një vit më parë së bashku me shokun e tij Saimo Xheliu  fare pranë zonës ku u vranë dhe Hoxha e Latifi. Për ngjarjen e vitit 2016 nuk u arrestua asnjë person, ndërsa i dyshuari kryesor nga policia ishte sërish Laert Haxhiu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re