Eduart Lamaj dhe Ilir Xhepaj, djali i personit qe mbeti i plagosur

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në Mamurras, ku i plagosur ka mbetur 65 vjeçari Myslim Lika.

Ai u dërgua me ugjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Bashkashortja e tij, Dile Lika, ka thënë për News 24 se Myslimi dhe persona të tjerë afër tij e kanë parë se kush e ka qëlluar, ndërkohë që përmend emrin e Zef Markut si autorin e atentatit ndaj burrit të saj.

Ajo shprehet se bashkëshorti i saj ka qenë duke u kthyer nga varrimi i motrës së tij, kur një automjet me xhama të zinj i ka prerë rrugën dhe është goditur me plumb shumë afër zemrës, ndërs apërjashton mundësinë se djali i saj Ilir Xhepaj (Lika) ka gisht në vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit.

“Myslimi ka qënë në varrimin e motrës së tij në Mamurras. U qëllua kur kthehej nga varrimi, teska shkonte për te shtëpia e motrës nga një makinë e zezë tip Volsëagen me xhama te zinj. Ai vetë dhe personat që ishin me të i kanë parë atentatorët. Është qëllua me plumb shumë afër zemrës.

Bashkëshorti im ka vrarë Gëzim Çelikun dhe ka plagosur një shtetas italian. Iliri (djali) nuk ka gisht në vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit se më tha merr babin e shkoni bëni be.

Ne nuk shkuam të kërkonim falje se burri është sëmurë. Ka shkuar baba i Eduart Lames i kanë thënë babës së Bujar Likës se te unë ta kesh gjakun, te asnjë tjetër. Për atentatin ndaj Myslimit dyshoj te Zef Marku, nuk e lidh plagosjen e burrit me dy vrasjet. Për dy vrasjet mund ta kishin vrarë në Tiranë burrin tim. Ne kemi pasur kërcënime plot”, tha Dile Lika.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re