Vetëm 5 minuta para mesnatës së të mërkurës, një tjetër atentat i rëndë ka tronditur sërish qytetin e Vlorës.

43- vjecari Shkëlzen Velaj ka qenë duke hyrë për në shtëpi, kur ka vënë re se pranë pallatit ka qenë duke u ndjekur nga një makinë e dyshimtë, e ka lënë makinën e tij ndezur dhe ka ikur me vrap për tu futur në banesë, në katin e 5 të pallatit kur ka qenë duke hapur derën atentatori ka lëshuar breshëri plumbash në drejtim të tij.

Plumbat në drejtim të 43- vjecarit kanë qenë nga një distancë e afërt. Në trupin e Velaj është lëshuar një karikatore automatiku, të cilat e kanë kushtuar jetën 43 vjecarit.

Sipas policies, 43 vjecari ka ndërruar jetën në spital. Atentati dyshohet të jetë kryer nga 2 apo më shumë persona.

Autorët pas atentatit janë larguar në drejtim të rrugës së lumit të Vlorës, në afërsi të fshatit Babicë autorët kanë braktisur makinën tip BMW pa targa dhe e kanë djegur ndërsa janë larguar në drejtim të paditur.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ka bërë grumbullimin e materialeve dhe po punon për zbardhjen.

Sa i takon Shkëlzen Velaj, 43- vjecari është vëllai i Ardi Velaj, i mbetur i vrarë në masakrën e Çoles, ndodhur në 2015-ën.

Në ngjarjen e 2015, e cila pasoi me një sërë ngjarjesh dhe viktimash, janë përfshirë vëllezërit Llanaj.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re