Ende asnjë gjurmë apo indicie nga autorët e atentatit mafioz që tronditi Milotin të premten ne mbremje!

Klisman Preçi humbi jeten ndersa miku i tij Ylli Brahimi u plagos por ndodhet jashte rrezikut.

Autoret dogjen sikurse ndodh zakonisht makinen e tyre ne Gramëz të Krujës dhe brenda u gjeten dy kallashnikov qe mendohet se jane perdorur ne ngjarje.

Atentati u krye prane pallatit ku jetonin dy objektivat e atentatit.

Edhe fuoristrada e blinduar nuk i ka bere pune ne kete rast Preçit dhe Brahimit, pasi atentatoret qe leviznin me nje mjet tip Audi kane leshuar mbi ta rreth 100 plumba.

Ende nuk dihet se kush ka qene objektiv i atentatit, pasi te dy objektivat Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi edhe me heret kishin qene ne shenjester te atentateve.

Brahimi njihet edhe si mik i Ervis Martinaj.

Pak dite me pare djali i xhaxhait te Martinajt, Brilant Martinaj ishte nje nga tre viktimat e nje atentati ne mbikalimin e Fushe Krujes.

 

Kurbin/Informacion paraprak

Në qytet Milot, në sheshpushimin e një pallati, rreth orës 21:00, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip fuoristradë “Land Chrysler”, brenda të cilit ndodheshin shtetasit K. P., 28 vjeç dhe Y. B., 46 vjeç, banues në Kurbin, të cilët janë dërguar në Spitalin e Traumës, në Tiranë. Shtetasi K. P. ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forca të shumta policie dhe grupi hetimor.

Gjithashtu, nga forcat policore të Komisariateve të Policisë Kurbin dhe Lezhë, me mbështetje edhe nga grupet e FNSH Shkodër, po bëhet krehja e zonës dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit/ëve.

Janë ngritur pika kontrolli në Rrugën e Kombit, në drejtim të Matit, të Lezhës, të Tiranës dhe të Krujës.

Në fshatin Gramëz, rrethi Krujë, është konstatuar duke u djegur një automjet, që dyshohet se është automjeti i përdorur nga autori/ët për kryerjen e kësaj ngjarjeje kriminale. Nga kqyrja paraprake, brenda tij, janë gjetur 2 armë zjarri kallashnikovë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdon veprimet hetimore, duke administruar çdo provë, pamje filmike, informacion si dhe dëshmi, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re