Skip to content

Atentati në Pogradec/ Kapet bashkëpunëtori që vuri kamera për të vëzhguar shënjestrën, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

konflikti nisi per motive te dobeta cfare ndodhi mes te miturve ne kamez policia jep detajet tre 16

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimet për atentatin e dështuar të 30 qershorit në Pogradec, ku mbeti i plagosur rëndë shtetasi Brian Syzo. Policia e Korçës ka vënë në pranga dy persona të përfshirë në këtë histori, mes të cilëve vëllain e autorit të dyshuar si dhe vetë shënjestrën e atentatit.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se strukturat e hetimit të krimit në DVP Korçë kanë arrestuar 22-vjeçarin Edison Agolli. Ai ishte shpallur në kërkim që prej ditës së ngjarjes, pasi akuzohet se ka qenë i pranishëm dhe ka bashkëpunuar me vëllain e tij dhe dy persona të tjerë në tentativën për të vrarë me armë zjarri Brian Syzon.

Mbi 22-vjeçarin rëndon akuza e rëndë “Vrasje me paramendim e kryer për interes, hakmarrje, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”.

Përveç pjesëmarrjes në atentatin e Pogradecit, arrestimi i Agollit lidhet edhe me një tjetër detaj të frikshëm: ai dyshohet se kishte vendosur një kamerë sigurie në afërsi të IEVP Drenovë (burgu i Drenovës) me qëllim që të vëzhgonte dhe të kontrollonte të gjitha lëvizjet e shënjestrës, Brian Syzo.

Nga ana tjetër, pas hekurave ka përfunduar edhe vetë shënjestra e këtij atentati, Brian Syzo, 35 vjeç, i cili mbeti i plagosur rëndë në ngjarjen e 30 qershorit.

Arrestimi i tij është bërë pasi Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Pogradecit të vitit 2023. Syzo është dënuar përfundimisht me 3 vite e 4 muaj burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, dënim të cilin tashmë duhet ta vuajë në qeli.