Skip to content

Atentati në Rinas/ Vritet Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. I plagosuri…

 

Zbardhen identitetet e personave që ranë pre e një atentati sot në afërsi të Rinasit. Mësohet se viktimë dyshohet se ka mbetur shtetasi Gilmando Dani, ndërsa i plagosuri ka mbiemrin Muça. Dyshohet se viktima është pjesë e një grupi kriminal.

DINAMIKA
Viktimë dyshohet të jetë shoferi, ndërsa pasagjeri është plagosur. Një automjet është sulmuar me armë nga një tjetër automjet, që ka qenë në lëvizje. Nga verifikimet paraprake, që kanë bërë agjentët e policisë, thuhet se automjeti i autorëve ka shkuar në drejtim të Fushë-Krujës.