Skip to content

Atentati në Shëngjin/ Arrestohet dhe britanikja Harriet Bridgeman, reagon policia

Është arrestuar edhe shtetasja e tretë britanike që është e përfshirë në atentatin ndaj Ardian Nikulajt në Shëngjin.

 

Policia bën me dije se në pranga ka rënë edhe Harriet Bridgeman.

 

Pak orë më parë, policia britanike arrestoi në Angli tre persona, porositësin dhe financuesin e atentatit Edmond Haxhia dhe dy anglezët Thomas Mithan dhe Stephten Hunt.

 

Ndërkohë që vijojnë kërkimet për autorin që kreu vrasjen, portugezi Ruben Saraiva dhe një tjetër shtetas anglez.

 

Policia e Shtetit

 

Në vijim të punës kërkimore për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim për vrasjen e shtetasit Ardian Nikulaj, falë bashkëpunimit të ngushtë mes Policisë shqiptare dhe asaj britanike, pas shkëmbimit të informacionit, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, shtetasja britanike H. B.

 

Ndërkohë, Policia e Shtetit vijon intensivisht  punën, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen edhe të 2 personave të tjerë të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen.