Skip to content

Atentati në Shkodër/ Policia del me njoftim zyrtar, 75-vjeçari ndërroi jetë në spital, mister motivet e krimit

  • 16/06/2022

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Një vrasje u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ku viktimë mbeti shtetasi Lulash Qepuri 75-vjeç.

Ai u qëllua me armë 4 herë në lokalin në pronësi të tij e për pasojë mbeti fillimisht i plagosur dnërsa ndërroi jetë në spital, siç njofton edhe policia.

Viktima është me precedentë penalë, pasi ishte arrestuar në vitin 2011.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet policore në lokalin dhe në banesën e tij ngjitur me lokalin, janë gjetur dhe sekuestruar armë zjarri, municione luftarake si dhe fara të bimës narkotike kanabis sativa.

Policia ka sekuestruar 1 armë zjarri Automatik mod.56, 1 armë zjarri tip Revolver shtatëshe, 262 copë fishekë të modeleve të ndryshme, fitila zjarr përcjellës, 111 copë kapsolla detonatorë, si dhe një qese prej 55 gram me fara të bimëve narkotike kanabis sativa.

Nuk dihet nëse atentati ndaj tij ka ardhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21:40, në fshatin Stom Golem, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në rrethana ende të paqarta shtetasi L.  Q. rreth 76, vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën  për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të vlefshme që do shërbente  për  identifikimin dhe kapjen e autorit.

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë