Skip to content

Atentati në Shkodër, policia: Ishin dy autorë, janë ngritur pika kontrolli për kapjen e tyre

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër.

Viktimë ka mbetur shtetasi Kristian Kola, 34-vjeç.

Policia e Shkodrës ka deklaruar se autorë ishin dy persona. Kola ishte në ambientet e jashtme të një lokali, ku u vra nga dy personat.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorëve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.