Skip to content

Atentati në Shkodër/ Policia shpall në kërkim dy persona, dyshohet se i siguruan armët 28-vjeçarit

Lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi mëngjesin e së hënës, 8 shtator, në qytetin e Shkodrës ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë, policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim dy persona.

Një 17-vjeçar dhe një 39-vjeçar janë shpallur në kërkim, pasi dyshohen si bashkëpunëtorë të autorit, 28-vjeçarit Ragip Gila. Ata dyshohet se kanë ndihmuar autorin me sigurimin e armatimeve për të kryer atentatin.

“U shpallën në kërkim shtetasit B. B. alias B. B., 39 vjeç, dhe një 17-vjeçar, për veprat penale ”Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”, njofton policia.