Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me atentatin e mbrëmjes së sotme të ndodhur në Sukth të Durrësit ku mbeti i vdekur shtetasi Arben Mërkuri, 48 vjeç i cili njihej si person me precedentë të mëparshëm penalë.

Sipas njoftimit zyrtar, ndaj viktimës ishte qëlluar me armë zjarri automatik dhe 48 vjeçari është goditur nga dy plumba. Fillimisht mbërriti në spital i plagosur më pas, ndërroi jetë duke mos mundur t’u mbijetonte plagëve të rënda.

Njoftimi i Plotë i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Në qendër të Sukthit, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri automatik, në drejtim të dyqanit të shtetasit Arben Mërkuri.(I.), 48 vjeç.

Për pasojë shtetasi A. M.(I.) u plagos në gjendje të rëndë dhe si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për te bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re