Pas atentatit në Vlorë ku mbetën të vrarë 2 persona dhe u plagos një tjetër, ka ardhur reagimi i Sali Berishës.

Përmes një postimi në “Facebook” Berisha shkruan se “shkaku i ekzekutimeve mafioze është eliminimi i dëshmitarëve!”.

Njëri nga të vrarët në Vlorë, ai që ishte edhe i zoti i makinës, ka qenë pjesë e përgjimeve të drogës mes oficerëve të policisë dhe grupit të Habilajve,”- shpjegon Berisha.

Postimi i Berishës:

Shkaku i ekzekutimeve mafioze dje ne Vlore eshte eleminimi i deshmitareve!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Njeri nga te vraret ne Vlore, ai qe ishte edhe i zoti i makines, ka qene pjese e pergjimeve te droges mes oficereve te policise dhe grupit te habilajve.

Fakti qe po nxitojne te permendin faktin se i plagosuri ka qene ne banden e Gaxhait ne 1997, sherben per te mbuluar ndoshta shkakun e vertete, dmth qe po hiqen qafe deshmitaret.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re