Grupi që i bënë atentat ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos, ku humbi jetën shoferi i prokurorit Andi Maloku, akuzohen edhe për trafik droge.

 

Ndaj të arrestuarve për këtë dosje, SPAK, ka caktuar një masë të dytë sigurie arrest me burg për anëtarët e këtij grupi, për këto akuza. Nga hetimet e thelluara, ka rezultuar se këta persona përvec ngjarjes kriminale të nëntorit 2019, janë përfshirë edhe në trafikikimin e sasive të mëdha të kokainës në vende të Bashkimit Europian.

 

Burime pranë institucionit të akuzës bëjnë me dije se anëtarët e këtij grupi janë përfshirë në këtë aktivitet kriminal brenda dhe jashtë vendit. Gjykata e Posaccme ka miratuar kërkesën e prokurorisë duke caktuar arrest me burg për Ramazan Rrahjen, Julian Pjetrit, Gent Nerjaku alias Akil Nerjaku , e Bashkim Haxhise. SPAK tregohet e rezervuar për rastet dhe sasitë që ky grup ka trafikuar.

 

Masë sigurimi në mungesë ka edhe për Plarent Dervishin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re