Ai duhet të qëndrojë në një distancë të sigurt nga mbreti Charles dhe gruaja e tij Camilla. Madje e ka detyrimin që të mos mbajë vezë në publik!

Të mërkurën, 23-vjeçari Patrick Thelwell, i cili është anëtar i aktivistëve mjedisorë Extinction Rebellion, hodhi të paktën katër vezë mbi cciftin mbretwror gjatë vizitës së tyre në York.

Policia arrestoi menjëherë Thelwell në mes të zhurmave nga turma.

Duke folur në lidhje me ngjarjen për Daily Mirror, 23-vjeçari tha se reagimi i turmës ishte një tregues se “ata janë fashistë”.

Sa i përket kushteve për lirimin e tij, i riu tha se do të duhej të qëndronte 500 metra larg mbretit dhe të mos mbante vezë kur ishte në publik. Por më vonë, shtoi ai, kushti u modifikua në mënyrë që ai të paktën të mund të shkonte në supermarket.

Gjyqi i tij do të zhvillohet më 1 dhjetor.

Po kush është i riu që i hodhi vezët mbretit Charles dhe Camila-s?

Sulmi ndaj mbretit Charles III të Mbretërisë së Bashkuar dhe gruas së tij ndodhi teksa ata përshëndetën turmën e mbledhur gjatë vizitës së tyre zyrtare në York.

Patrick Thelwell është një aktivist mjedisor dhe ish-kandidat i Partisë së Gjelbër.

Sipas Daily Mail, ai studioi politikë dhe marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin e York-ut, ku ndërthuri aktivizmin e tij me role të tjera në komunitetin studentor, duke përfshirë presidentin e klubit të kopshtarisë.

Në të kaluarën ai ka marrë pjesë në protesta që kanë bllokuar Urën e Londrës dhe një rrugë që të çon në një shtypshkronjë gazetash. Kryeministri i atëhershëm Boris Johnson e quajti marifetin “krejtësisht të papranueshëm”.

Në një biografi në internet, Telwellel krenohet me përfshirjen e tij të gjatë me të Majtën, me përfshirjen e tij në politikë duke filluar në vitin 2015 kur ai bëri fushatë për të rrëzuar deputeten konservatore Esther McVeigh.

Në një blog ku shkruan rregullisht për ndryshimet klimatike, ai tha se po përgatitej për një doktoraturë në zhvillimin ndërdisiplinor global.

Vihet re se Thelwell ishte kandidati i Partisë së Gjelbër në zgjedhjet lokale 2019 për zonën elektorale Hull Road në York, e cila tani kontrollohet nga Laburistët.

Propozimet e tij politike përfshinin krijimin e “një ekonomie të bazuar në ndihmën e ndërsjellë, qëndrueshmërinë dhe rritjen e ushqimit tonë”, duke e shtyrë këshillin e York-ut të reduktojë emetimet e dioksidit të karbonit.

Thelwell mori pjesë në shumë protesta studentore ndërsa studionte për BA dhe MA.

Ai gjithashtu organizoi një protestë në dy vende të ndryshme në York, duke përfshirë një ish-lokal muzikor të cilin e ktheu në një “bibliotekë radikale” edhe pse policia përfundimisht i dëboi ata.

Ai tha në atë kohë: “Më kanë thyer derën me shkelma. Më goditën kokën. E dashura ime po qan, është në hall”.

Të mërkurën në mëngjes, në Barin Micklegate në York, Telwell u përplas përtokë nga katër oficerë policie teksa bërtiste “ky vend u ndërtua mbi gjakun e skllevërve”, ndërsa kalimtarët thërrisnin “Zoti ruaj mbretin” dhe “Turp”. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re