Është zhvilluar raundi i dytë i negociatave në nivele teknike mes palës shqiptare dhe asaj greke. Ministria e Jashtme njofton se takimi u mbajt në Athinë nën një klimë konstruktive dhe bashkëpunuese.

 

Ndërsa më herët  raundi i parë i bisedimeve mes grupeve teknike, është zhvilluar në Tiranë. Palët vijojnë diskutimet për përcaktimin e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë si dhe për çështje të tjera të ndjeshme si ligji i luftës.

 

Këtyre negociatave i kanë paraprirë dy takime të nivelit të lartë, një në Kretë dhe tjetri në Korçë mes ministrave të jashtëm Bushati dhe Kocias.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re