Gjimnasti i ekipit të Tiranës Metvei Petrov, që përfaqëson Shqipërinë në kampionatin botëror që po zhvillohet në Baku, ka fituar medaljen e argjendtë në disiplinën e njohur në kalë me dorëza.

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka përgëzuar gjimnastin e klubit kryeqytetas që na ka bërë krenar. “BRAVO Matvey, na bëre krenar!

 

Atleti i KS TIRANA solli në Shqipëri medaljen e argjendtë, në gjimnastikë”, shkruan Veliaj.

 

Kjo nuk është hera e parë që Petrov mban lart flamurin e Shqipërisë nëpër botë. Diçka të tillë e ka bërë edhe në kompeticione të tjera të rëndësishme. Gjimnasti I ekipit të Tiranës garon prej vish me ngjyrat kuqezi, teksa zotëron pasaportë shqiptare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re