Atletika është një nga ato pak sportet që mund të praktikohet dhe në kohën e pandemisë.

 

Në ambient të hapur dhe nën masat e rrepta të protokolleve, sportistët vijon stërvitjen për tu përgatitur maksimalisht për aktivitetet që i presin.

 

Ky është David Nikolli , atleti me origjinë shqiptare që prej  10 vitesh e ushtron këtë sport  në Itali. Në një lidhje me skype për Vizion Plus, Nikolli tregon se si po përjetohen edhe masat anti-covid nga sportistët.

 

 DAVID NIKOLLI

ATLET

”Karantina e dytë në Itali nuk ka qënë njësoj si e para por janë ndërmarrë disa lloj masash që mbyllin vetëm palestrat dhe pishinat .Ndërsa sportet e tyre vijojnë aktivitetin e tyre cdo javë dhe kanë një ndeshje zyrtare sipas asaj që është programuar . Unë po vazhdoj të stërvitem dhe si gjithë profesionistat e tjerë po stërvitemi gati për vitin 2021 pra për aktivitet që do fillojnë të reja ”

 

Atletika në Itali është një sport mjaft popullor. Për këtë arsye, federata hapi dyert dhe për një numër të limituar tifozësh në tribunë me distancë të konsiderueshme nga njëri-tjetri.

 

DAVID NIKOLLI / ATLET

 

Kthimi i tifozëve në stadiume nuk ka qënë një kthim i plotë i gjithë tifozëve por një kthim i pjesshëm i tyre me disa masa që janë marrë me distamcë nga njër-tjtri. Por kthimi i tyre ishte i rëndëishëm sepse të japin shumë forcë dhe energji  sidomos në metrat e fundit të garës që të bëjnë një paraqitje më të mirë në finish. Nuk kam marrë shumë informacione nga Federata por ajo që di është se Lojrat olimpike të vitit 2021 do zhvillohen ashtu sic janë programuar ”

 

David Nikolli është shpallur fitues me medalje bronzi në Kampionatin Ballkanik ne salla te mbyllura ne Turqi në Distancën 1500m.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re