Në Talin të Estonisë është luajtur finalja e Superkupës së Europës këtë vit mes dy skuadrave të Madridit, Real dhe Atletiko në një tjetër finale spanjolle të superkupës.

Ndeshja mbyllet në barazim për 90 minutëshin e kohës së rregullt me nga dy gola në secilën pjesë. Sfida nis më e nxehtë se duhet pasi Diego Kosta shënon kur ndeshja ende si kishte ndezur motorët dhe barazohet nga Benzema.

Në fraksionin e dytë është Serxho Ramos që nga pika e bardhë kalon meringue përpara por sërish Diego Kosta barazon shifrat.

Por në 15 minutat e shtesës së parë është Atletiko që shënon dy herë me djemtë e ‘’shtëpisë’’ Saul dhe Koke duke e sjellë trofeun në krahun bardhekuq të qytetit./Berati.TV

SUPERKUPA UEFA 2018-2019

“Lilleküla Stadium” – Talin 15/08/2018

REAL M.-ATLETIKO M. 2-4

Shënues: Benzema 26′ , Ramos 63′ (p) / Kosta 1′, 79′, Saul 98′, Koke 104′

Real Madrid: Navas; Karvahal, Ramos, Varan, Marselo, Kasemiro (Sebajos 77′), Kros, Isko (Vaskez 83′), Asensio (Modriç 57′), Benzema, Bejl.
Tr.: Lopetegui

Atletiko Madrid: Oblak; Huanfran, Godin, Saviç, Lukas H; Lemas, Rodri (Vitolo 75′), Koke, Saul, Grizman (Korrea 57′), Kosta.
Tr.: Simeone

Gjyqtar: Zhimon Marçiniak (Poloni)

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re