Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi ka përfunduar deklaratën e tij brenda zyrave të SPAK ku ishte i pranishëm për më shumë se 3 orë rradhazi. Mësohet se Subashi ishte i thirrur nga SPAK në cilësinë e deklaruesit përsa i përket çështjes së Inceneratorëve, konkretisht për atë të Fierit.

Ai u shpreh se do të ishte i gatshëm të paraqitej para organeve të drejtësisë sa herë që të ishte e nevojshme.

Ndërsa kujtojmë se po ditën e sotme ka qenë në ambientet e SPAK edhe deputeti socialist Alqi Bllako i cili ka mbajtur më parë postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit.

“Mos bëni pyetje të tilla se nuk do jap përgjigjie sa kohë çështja është në hetim. Ato që deklarova janë pjesë e sekretit hetimor, për inceneratorin e Fierit. Nëse do thirrem sërish, atë e di prokuroria jo unë. Jam i gatshëm kurdoherë të vij në prokurori”– u shpreh Subashi pasi doli nga SPAK.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re