Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me komisionerin për Zgjerim në BE u shpreh se integrimi ne BE kalon përmes integrimit rajonal.

Rama u ndal edhe tek Ballkani i Hapur, duke theksuar se të gjitha ato që janë dëgjuar për këtë janë gjepura.

“Kemi shumë njerëz që punojnë jashtë, duke ndihmuar familjet. Për çdo para që dërgojnë kostoja e transaksionit është 6 herë më e lartë krahasuar me transaksionet e vendeve të BE

Plani i ri do të na lejojë ta çojmë këtë kosto në të njëjtin vend me atë të shteteve anëtare. Kjo do të thotë se do të kursejmë me këtë gjysmë miliard euro. Do të kursehet nga xhepat e qytetarëve shqiptarë dhe do të kursehen nga kostot e bizneseve tona. Kjo është vetëm një prej këtyre gjërave, por ka shumë të tjera që janë pjesë e planit të rritjes që na jep mundësinë të kemi kushte dhe procese që janë krejt të njëjta me ato të shteteve anëtarë. Këto gjëra kanë ndodhur kur një vend bëhej anëtar. Tani po ndodhin para se të bëhemi anëtarë

Ana tjetër është financimi, më shumë financime, me projekte dhe për buxhetet tona. Jam i kënaqur që arritëm në këtë pikë. Nuk ka qenë e lehtë, por është mjaft shpërblyese.

Nga ana tjetër dua t’ju them se të gjitha ato përpjekje që kemi bërë për të ecur drejt integrimit rajonal përmes planit të ri të rritjes tani më duhet të ndodhin, pa “por”, pa arsye politike për të bërë marrëveshje.

Kur flisnim sesa e rëndësishme ishte të ecej më shpejt përmes rrugëtimit rajonal, për të arritur më pranë njëri tjetrit, tani më është e qartë që po të kishim bërë më shumë përpara do të kishim qenë më pranë tani. Pra integrimi evropian shkon përmes integrimit rajonal. Kjo s’ka diskutim, nuk është e diskutueshme dhe plani i ri e vulos këtë.  Të gjitha gjepurat që kemi dëgjuar për Ballkanin e Hapur janë tashmë qartësisht të ekspozuara si gjepura”, tha Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re