Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike i bën thirrje qeverisë të marrë masa për të shmangur pasojat e rënda dhe kolapsin e bizneseve që operojnë në fushën e turizmit.

ATOA shprehet se qeveria në këtë situatë të krijuar për shkak të koronavirusit duhet të qëndrojë në krah të bizneseve.

“Duke marrë shkas nga epidemia Botërore shkaktuar nga COVID-19 dhe dëmi i saj në turizmin Botëror, që ka ndikim direkt edhe në turizmin shqiptar,

Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike (ATOA) gjykon se ndodhemi përpara një situate shumë kritike për sektorin e turizmit shqiptar.

Duke ndjerë  zgjatjen në kohë të kësaj gjendjeje ne mendojmë që vetëm me një ndërhyrje vendimtare nga Qeveria së bashku me përpjekjet që po bëjmë vetë ne aktorët e industrisë mund ta kalojmë këtë situatë tejet të vështirë.

Turizmi është sektori që ka potencialin më të lartë të punësimit, nga ku 93 mijë kanë qenë të punësuarit direkt dhe mbi 291 mijë ishin të punësuarit total në këtë sektor përgjatë 2017, dhe e ardhura totale e turizmit është 1.8 miliard Euro, prandaj në ketë moment në rrezik nuk është vetëm sektori i turizmit, por prej saj edhe ekonomia e vendit”, shkruhet në njoftim.

Njoftimi:

Të nderuar,

Duke marrë shkas nga epidemia Botërore shkaktuar nga COVID-19 dhe dëmi i saj në turizmin Botëror, që ka ndikim direkt edhe në turizmin shqiptar,

Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike (ATOA) gjykon se ndodhemi përpara një situate shumë kritike për sektorin e turizmit shqiptar.

Duke ndjerë  zgjatjen në kohë të kësaj gjendjeje ne mendojmë që vetëm me një ndërhyrje vendimtare nga Qeveria së bashku me përpjekjet që po bëjmë vetë ne aktorët e industrisë mund ta kalojmë këtë situatë tejet të vështirë.

Turizmi është sektori që ka potencialin më të lartë të punësimit, nga ku 93 mijë kanë qenë të punësuarit direkt dhe mbi 291 mijë ishin të punësuarit total në këtë sektor përgjatë 2017, dhe e ardhura totale e turizmit është 1.8 miliard Euro, prandaj në ketë moment në rrezik nuk është vetëm sektori i turizmit, por prej saj edhe ekonomia e vendit.

Në përgjigje të kësaj situate, për të shmangur pasojat e rënda dhe kolapsin e bizneseve qëoperojnë në fushën e turizmit, duke marrë si shembull edhe masat e marra nga qeveritë e shumë vendeve për të qenë në krah të bizneseve në këtë periudhë të vështirë, kërkojmë një reagim të shpejtë nga ana e qeverisë dhe marrjen e masave si më poshtë vijon:

Pezullimin e pagesës së tatim fitimit minimalisht për një periudhë 3 mujoredhe në vazhdimpërshtatjen e llogaritjes së saj me vitin aktual;
Subvencionimin e pagesës së sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për një periudhë 3-6 mujore;
Reduktimin e taksave vendore dhe shtyrjen e afatit të pagesës së tyre të paktën deri në fund të muajit Qershor;
Akordimin e granateve ose kredive me interes “0%” për mbështetje ne nevojave për likuiditet të kompanive turistike.

Mbetemi shpresëplotë në marrjen parasysh të kërkesave tona dhe shqyrtimin e tyre me objektivitet.

Me respekt,

Rexhep Kasmi           

Kryetar i ATOA-s

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re