Gjatë viteve të fundit është zbuluar lidhja e ngushtë miqësore e mbretëreshës së Anglisë dhe mësuesit të saj musliman nga India. Kjo histori ka qënë e fshehur vite me radhë dhe u bë e njohur vetëm falë një detaji që gazetari zbuloi në shtëpinë e pushimit të mbretëreshës. Por si fillon historia e kësaj miqësie shumë të ngushte?!
Me rastin e Jubileut të saj në vitin 1887 mbretërishës ju dërgua dhurata speciale nga India dhe organizuesit menduan që këto dhurata mbretëreshës do ja dorëzonin dy Indiane ku njëri prej tyre quhej Abdul Karim. Pas kryerjes së ceremonisë Abdul Karim së bashku më kolegun e tij i dorëzoi mbretëreshes së Anglisë dhuratat speciale dhe aty lindi shkëndia e parë e një miqësie të fortë. Pas kësaj ngjarje mbretëresha kërkoi që Abdul Karimin ta thërisnin pranë saj. Aty bashkëbiseduan shumë dhe ky djalosh musliman nga India filloi dhe i tregoi mbretëreshës për Indinë dhe çdo informacion që ajo kishte nevojë. Nuk mjaftoi vetem kaq por mbretëresha kërkoi që ky djalë të ishte mësuesi i saj privat.
”Mbretëresha Viktoria dëshironte të shkonte në Indi, por nuk mund të udhëtonte atje. Ajo dëshironte të dinte për këtë. India vjen tek ajo në formën e Abdul Karim. Ai sjell historinë nga rrugët dhe i tregon asaj nxehtësinë dhe pluhurin ashtu siç ishte, përshkruan festivalet dhe Taj Mahalin dhe flet për politikën. ” Kjo gjë nuk u prit mirë nga obori mbretor por këmbngulja e saj ishte e madhe. Ajo nisi të mësojë edhe gjuhën udru e cila është një gjuhë e versionit Musliman. Gjatë kësaj periudhe dukej se mbreterëshes po i rikthehej buzëqeshja për shkak se mësonte shumë gjera të reja. Njëherë teksa privatisht me mesuesin e saj musliman shkuan në një zone shumë të bukur të mbretërisë mbretëresha po i tregonte diçka nga jeta dhe shprehte momente pakënaqësie por Abdul Karim i tha:
– Madhëria ime, un nuk besoj se kemi erdhur në këtë botë për t’u shqetësuar me veten por kemi erdhur këtu me një qëllim të madh. Në Kur’an thuhet: ” Ne jemi këtu për të mirën e njerëzve” Mbretëresha e habitur e pyeti:
– Kur’an?!
– Po tha ai. Unë jam Hafiz i Kur’anit famëlartë. Ajo i tha
– A e di Kur’anin përmendësh?!
– Po i tha ai?! Mbretëresha vazhdoi dhe i tha:
– A nuk është shumë i gjatë?!
-114 sure! Shumë muslimanë e dinë Kur’anin.
Mbretëresha i tha:
– Unë mendoja se ti ishte hindu.
-Un jam musliman madhëri. Kur’anin ma ka mësuar babi im. Ai ishte mushi im, mësuesi im.
Pas saj mbretëresha vendosi që ai të bëhej mësuesi i mbretërisë. Një ndër fjalët e shumta që ai i mësoi mbretëreshës ishte fjala: ” Elhamdulilah- Falenderimet i takojnë Zotit të Botrave” Ditët kalonin dhe lidhja mes muslimanit mësues dhe mbretëreshës sa vinte dhe forcohej. Kjo gjë shikohej negativisht nga obortarët e mbretërisë sepse ata nuk e donin një lidhje të tillë. Gjatë një bisede të mbretëreshes me Abdul Karim ajo mori vesh se ai ishte i martuar dhe familja e tij ndodhej në Indi. Aty urdhëroi menjëherë atë të shkonte të merrte familjen dhe ta sillte në Indi.
Pasi u kthye nga India ai solli bashkëshorten tek mbretëresha dhe gjithë oborri mbretëror ishte duke parë momentin e mbëritjes së tij. Ai zbriti nga mjeti i udhëtimit dhe bashkëshortja e tij ishte e mbuluar, mbretëresha u mahnit. Në shkrimet të cilat janë shkruar më pas historianët e ndryshëm e kanë përmendur se bashkëshortja e Abdulit ishte e preferuara e mbretëreshës. Mbretëresha e dekoroi Abdul Karimin me tituj të ndryshëm si dhe i dhuroi dhurata të shumta personale. Afërsia e tyre ndezi racizmin dhe xhelozinë midis gjykatës dhe anëtarëve të tjerë të familjes së Mbretëreshës. Por Victoria, e cila ishte vetëm 18 vjeçe kur u bë Mbretëresha, tregoi veten të ishte një grua e shkolluar e cila u përball me oborrin e saj ndërsa ajo qëndroi besnike ndaj Karimit përballë paragjykimeve dërrmuese.Pasi ajo ndëroi jetë mbreti i erdhur në krye te mbretërisë urdhëroi të digjeshin të gjitha provat që dëshmonin për miqësinë e Abdulit dhe Mbretëreshës. Ai u dëbua për në Indi. Viteve të fundit kjo histori është botuar në një libër si dhe është xhiruar një film dokumentar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re