Nëse vërtetë duam t’i themi gjëra ashtu siç janë, atëherë duhet të pranojmë se suksesi i shkrimtarit brazilian Paulo Coelho filloi në Afrikë.

Kjo erdhi pas përkthimit të bestsellerit të tij Alkimisti 1988, një roman alegorik për një djalë çoban që udhëton për te piramidat në Egjipt në kërkim të një thesari. Kur libri u përkthye në anglisht në vitin 1993, ai shiti dhjetra milion kopje dhe nisi karrierën ndërkombëtare të Coelhos. Romani, shkrimi i të cilit Coelho e kreu në vetëm dy javë, u bë një fenomen global që gllabëroi të rinjtë, të famshmit dhe udhëheqësit si Bill Clinton dhe Boris Jelcin.

Ne kemi përmbledhur disa nga thëniet më të bukura të Coelhos nga librat, intervistat, dhe publikimet e tij.

Ne duhet të ndalemi dhe të jemi aq të përulur sa të kuptojmë se ka diçka që quhet mister.

Gjithmonë vëruani veshin shenjave.

Dashuria mund të na dërgojë në ferr apo në parajsë, por gjithmonë ajo na çon diku.

Ju mund të verboheni duke e parë çdo ditë si të ngjashme. Çdo ditë është një ditë tjetër. Çdo ditë sjell mrekullinë e vet.

Nëse unë jam me të vërtetë pjesë e ëndrrës tënde, ti do të kthehesh një ditë.

Eshtë dora që ngjall dashuri dhe krijon një shpirt binjak për çdo person në botë.

Gjuha që të gjithë mbi tokë ishte në gjendje të kuptonin në zemrat e tyre, ishte dashuria.

Hani kur është koha për të ngrënë, dhe ecni përpara, kur është koha për të ecur përpara.

Jeta do të jetë një festë për ju, një festival i madh, sepse jeta është momenti që jemi duke jetuar në këto momente.

Dhe çdo kërkim përfundon me fitimtarin që testohet rëndshëm.

Çdo gjë që ju duhet të dini, e keni mësuar gjatë udhëtimit tuaj.

Gjithçka që ne shohim, është vetëm pjesa e dukshme e realitetit.

Në qoftë se ju mund të përqendroheni gjithmonë në të tashmen, do të jeni një njeri i lumtur.

Pritja është e dhimbshme. Harresa është e dhimbshme. Por të mos dish se cilën prej tyre të bësh, ky është lloji më i keq i vuajtjeve.

Jemi ne që ushqejmë Shpirtin e Botës.

Mos harroni se aty ku ndodhet zemra juaj, aty do të gjeni thesarin tuaj.

Ka vetëm një gjë që e bën një ëndërr të pamundur për t’u arritur: frika e dështimit.

Shumica e njerëzve e shohin botën si një vend të rrezikshëm dhe, për shkak se ata e shohin kështu, bota rezulton, me të vërtetë, të jetë një vend i rrezikshëm.

Thuaji zemrës tënde se frika e vuajtjes është më e keqe se vetë vuajtja.

Nuk ekziston një gjë e tillë si rastësia.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re