Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në hyrje të qytetit Lezhës. Burime për ‘Fax News’ bëjnë me dije se një automjet tip ‘Audi” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me shtyllën e ndriçimit në anë të rrugës.

Mësohet se goditja ka qenë mjaft e fortë e për pasojë shoferi i mjetit ka pësuar lëndime të lehta teksa po udhëtonte i vetëm përgjatë superstradës në drejtim të Lezhës. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.


në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re