Skip to content

Audi “luksoz” përplas këmbësoren në Vlorë, e plagosura në gjendje të rëndë për jetën

Një aksident është regjistruar pak më parë në qytetin e Vlorës, ku një automjet i tipit “Audi” ka përplasur një këmbësore.

Burimet bëjnë me dije se e aksidentuara ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në rrugën “At Kristo Negovani”, Vlorë, mjeti me drejtues shtetasin F. H., 27 vjeç, ka aksidentuar  këmbësoren shtetasin V. Z., reth 60 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit shtetasi F. H., është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(R.G/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb