Një person ka mbetur i pajetë pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Pirg, si pasojë e një aksidenti automobilistik.

 

Policia bën me dije se një makinë “Audi” që drejtohej nga shtetasi me iniciale A.R ka përplasur 64 vjeçarin, i cili ishte duke lëvizur në këmbë.

 

Viktima me iniciale F.Z ka humbur jetën në vend, ndërsa shoferi është arrestuar nga policia.

 

Maliq/Informacion paraprak

 

Më datë 19.11.2022, rreth orës 17:20, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Pirg, Maliq, automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin A. R., ka përplasur këmbësorin F. Z., rreth 64 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

 

Me shtetasin A. R., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

 

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re