Një aksident me një të plagosur është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Elbasan-Cërrik.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shirgjan, ku një automjet ka përplasur një motoçikletë, duke e nxjerrë nga rruga.

I plagosuri u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi ti mbijetonte dot plagëve.

Policia njofton se në aksin rrugor Elbasan –Cërrik, shtetasi  A.Sh., 25 vjeç,  banues në Jagodin, Elbasan,  duke drejtuar mjetin tip “Audi”, është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin E. D., 35 vjeç,  banues në fshatin Shirgjan.

Njoftimi i policisë:

Elbasan / Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan –Cërrik, shtetasi  A.Sh., 25 vjeç,  banues në Jagodin, Elbasan,  duke drejtuar mjetin tip “Audi”, është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin E. D., 35 vjeç,  banues në fshatin Shirgjan.

Si  pasojë  e aksidentit ka ndërruar jetë  drejtuesi i motoçikletës , si dhe është plagosur jashtë rrezikut për jetën   shtetasi F.Q., 56 vjeç, i cili ishte pasagjer në motoçikletë . Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan,  për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re